Njeriu i parë i Këshillit të Organizatës ndërkombëtare për aviacion civil (IKAO) Olimujiva Aliu sot në Shkup, drejtorit të Agjencisë për aviacion civil të Republikës së Maqedonisë Goran Jandreoski i dorëzoi certifikatën “Kryetar i Këshillit të IKAO-s”.
Certifikata paraqet mirënjohje më të lartë për Republikën e Maqedonisë, si vend anëtar nga rajonet e IKAO-s, të cilët kanë arritur progres të konsiderueshëm në përmirësimin e implementimit efektiv të standardeve dhe praktikave të rekomanduara të kësaj organizate ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Agjencisë për aviacion civil.