Omer XHAFERI
Shkup, 4 shtator – Qytetarët e Maqedonisë tani më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në sportelet e Drejtorisë për gjendje civile për të dorëzuar kërkesë për certifikatë të lindje, sepse kjo mund të realizohet në ueb faqen e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë e-portal.uvmk .gov.mk, pavarësisht se në cilin vend jeton aplikuesi. Kështu, qytetarët në mënyrë elektronike mund të aplikojnë për certifikatë të lindjes, certifikatë kurorëzimi apo certifikatë të vdekjes. Mjafton që qytetari të regjistrohet ne ueb faqen e uvmk.gov.mk e më pas të plotësojnë kërkesën për certifikatë të lindjes, duke nënvizuar se në cilën njësi rajonale dëshiron ta marr certifikatën. Të gjithë ata qytetarë që do të dërgojnë kërkesë përmes formës elektronike do të njoftohen përmes kodit në e-mail adresën të cilën e kanë lenë aplikuesit (qytetarët) se kur mund të shkojë dhe ta merr certifikatën. “Aplikacioni i ri që gjendet në ueb faqen e Drejtorisë për gjendje civile dhe qytetari duhet personalisht ta plotëson aplikacionin për dhënien e certifikatës së lindjes, ndërsa për ta marrë duhet personalisht të vijë në sportelet e asaj njësie rajonale kua ai e ka potencuar në kërkesën se ku do ta merr certifikatën dhe me vete duhet të ketë një dokument personal për identifikim. Njëherit, prindërit mund të dorëzojnë kërkesë edhe për fëmijët e tyre të mitur. Për informata plotësuese mund të shkruajnë në adresën [email protected]“, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për gjendje civile.
Deri në fund të këtij viti, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për gjendje civile, qytetarët do të mund të aplikojnë vetëm për certifikata të lindjes të cilat jenë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, ndërsa nga janari i vitit 2018 do të mund të aplikojnë edhe për certifikatë kurorëzimi si dhe certifikatë të vdekjes. “Ky projekt ka për qëllim thjeshtësimin e procedurave për marrje të certifikatave si dhe të kemi një administratë më efikase dhe qytetarëve do të ju ofron marrjen e shërbimeve nga Drejtoria e gjendjes civile atëherë kur ata kanë më së shumti nevojë apo vetë ata të caktojnë kohën se kur ta marrin certifikatën”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për gjendje civile. (koha.mk)