Drejtoria për udhëheqjen e librave amë përmes një kumtese me shkrim, i informon sot qytetarët se që nga data e sotme sjell dy shërbime të reja për qytetarët, duke filluar me projektin për dorëzimin e certifikatave nga evidenca amë në adresë të shtëpisë së tyre, projekt, i cili është bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe SHA Posta e Maqedonisë -Shkup.
Për këtë qëllim, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe SHA Posta e Maqedonisë-Shkup, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, që nënkupton dorëzim të dokumentacionit nga evidenca amë në adresën e shtëpisë së qytetarëve, më së voni deri në 72 orë nga momenti i aplikimit.
Për të aplikuar duhet vizituar ueb faqën e Drejtorisë www.uvmk.gov.mk ose drejt t’i qaseni përmes portalit https://e-portal.uvmk.gov.mk si dhe përmes sistemit të veçantë të sigurisë, i cili garanton mbrojtje të të dhënave personale, të cilat shfrytëzohen për t’u regjistruar dhe për të plotësuar kërkesën në formë elektronike. Pas plotësimit me sukses të kërkesës dhe pagesës do t’ju arrijë notifikim në e-mail adresën për realizim të suksesshëm të kërkesës si dhe koha e dorëzimit të certifikatës suaj, theksohet në kumtesë.
Postieri pas informimit nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë, që certifikata e kërkuar është gati, e tërheq nga Drejtoria dhe e dorëzon në adresën e shtëpisë së qytetarit.
Ky projekt i të dyja institucioneve u mundëson qytetarëve aplikim të thjeshtë, të shpejtë dhe kursim të kohës dhe të hollave, si dhe zvogëlon shlyerjen para sporteleve. Në tërësi ky sistem i pranimit të certifikatave nga evidenca amë është i sigurt, ku të dhënat personale të qytetarit janë maksimalisht të mbrojtura.
Për dorëzimin e certifikatës në adresë të shtëpisë deri në cilin do vend qoftë në Republikën e Maqedonisë përskaj shpenzimeve të deritanishme do të paguhen në mënyrë shtesë edhe 100 denarë për shërbim postar.
Ajo të cilën qytetarët duhet ta dinë për këtë lloj aplikimi është që kërkesa për certifikatë nga evidenca amë dorëzohet personalisht ose për fëmijën e tij të mitur, përderisa pranimi i certifikatës nga evidenca amë kryhet me bashkangjitjen e dokumentit për identifikim personal të dorëzuesit të kërkesës.
Fillimisht ky shërbim do të jetë i qasshëm vetëm për qytetarët e qytetit të Shkupit, pastaj edhe për qytetarët e qyteteve tjera në Maqedoni, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar në mënyrë shtesë. Si shërbim i dytë të cilin e promovon sot Drejtoria për udhëheqje të librave amë është shërbimi me të cilin qytetarët përmes portalit dhe kërkesës për certifikatë nga libri amë i të lindurve do të mund të dorëzojnë kërkesë edhe për certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve.
Të dyja shërbimet janë të lidhura ndërmjet vete dhe qytetarët do të kenë mundësi që edhe certifikatën nga libri amë i të kurorëzuarve ta pranojnë në adresën e shtëpisë.
I tërë projekti është pjesë e programit qeveritar 3-6-9, i cili nënkupton afrimin e institucioneve deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë saj, theksojnë nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë.