Ceremonia buzë detit, Nderim Nexhipi na tregon dasmën përmes fotove

6

Para pak javësh, Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, i dha fund beqarisë. Përmes një ceremonie luksoze në bregdetin e Durrësit, ish-kapiteni i Partizanit, i konsideruar si “njeriu i derbit”, që ka luajtur edhe me disa skuadra jashtë vendit, ka djegur shaminë e beqarisë. Në një ceremoni festive mes miqsh, shokësh e familjarësh, Nexhipi ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në jetë, tashmë jashtë fushave të futbollit. Natyrisht, bashkë me nusen e veshur me vello të bardhë, ndërsa vetë me kostum të zi, drejtori i Kukësit ka shkëlqyer në ditën e shënuar të jetës së tij, ashtu sikurse bënte në tapetin e blertë, si futbollist. Ditën e sotme, vetë Nexhipi ka publikuar disa foto nga dasma e tij, duke ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia që e çoi atë në altar, bashkë me njeriun e jetës.

 

Comments are closed.