Uashington, 17 dhjetor – Ministri slloven i Punëve të Jashtme Miror Cerar për “Uashington Post” deklaroi se administratat amerikane duhet që të angazhohet më shumë në Evropën Juglindore, nëse nuk dëshiron që të përforcohet ndikimi i Rusisë dhe i Kinës në këtë pjesë të Evropës.
“Nëse mbizotërojnë interesat ruse apo kineze, mund ta humbim këtë rajon”, deklaroi Cerar për gazetën duke shtuar se duhet të rritet prania dhe angazhimi i SHBA-së.
Shefi i diplomacisë sllovene theksoi se në Evropën e Mesme, atë Lindore dhe në Ballkan, veçanërisht janë të shprehura interesat e Kinës për përforcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike.
Ai paralajmëroi se interesi i Moskës dhe i Pekinit në situatë kur administrata në Uashington është e fokusuar në agjendën “Amerika në vend të parë”, më pak janë të angazhuar në Evropë.
Kjo sipas tij mund të shkaktojë ndryshime gjeopolitike në raport të kontinentit të vjetër dhe veçanërisht të Ballkanit.
Sipas Cerar, Sllovenia ka ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa BE-ja në bashkëpunim me SHBA-në në këtë pikëpamje duhet që të tregojë më shumë vendosmëri sepse Ballkani bën pjesë në familjen demokratike evropiane si anëtar i barabartë.