Shkup, 23 tetor – Dëshiroj që Maqedonia sa më shpejtë që është e mundur të bëhet pjesë e familjes euroatlantike dhe ndjej keqardhje që këtë vit nuk filloi me negociatat inkuadruese me BE-në. Sllovenia në të gjitha diskutimet, e ka mbrojtur qëndrimin se i domosdoshëm është të ndiqet vlerësimi dhe rekomandimi i Komisionit Evropian, ndërsa sipas mendimit tonë, Maqedonia tashmë i plotëson kushtet për fillim të negociatave, thotë në intervistë për MIA-n shefi i i diplomacisë sllovene Mirosllav Cerar.
“Në anëtarësimin e Sllovenisë në BE dhe NATO, shoh shumë përparësi, si dhe përfitime. Dëshiroj, Maqedonia sa më shpejtë që është e mundur të bëhet pjesë e familjes sonë euroatlantike dhe ndjej keqardhje që këtë vit nuk filloi me negociatat inkuadruese me BE-në. Sllovenia në të gjitha diskutimet e ka mbrojtur qëndrimin se nevojitet të ndiqet vlerësimi dhe rekomandimi i Komisionit Evropian, ndërsa sipas mendimit tonë, Maqedonia tashmë i plotëson kushtet për fillim të negociatave. Besoj se në pajtim me përfundimet e Këshillit të qershorit për çështje të përgjithshme, vitin e ardhshëm do të sillet vendim politik adekuat, thotë Cerar përballë vizitës së tij të nesërme të Maqedonisë ku me homologun e tij maqedonas do të marrë pjesë në hapjen e hapësirave të reja të Ambasadës sllovene në Shkup.
Sipas tij, Sllovenia fuqishëm është e përfshirë në procesin euroatlantik të Maqedonisë. Potencon se ish ministri i Punëve të Jashtme, Samuel Zhbogar, është shef i delegacionit të BE-së në Shkup, i dërguari evropian dhe ish ministri i Punëve të Jashtme Ivo Vajgëll është raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, kryeshefi Zoran Jankoviç, anëtar i ushtrisë sllovene, e udhëheq Zyrën për lidhje me NATO-n në Shkup, derisa Ambasada sllovene në Shkup, në periudhën e vitit 2019-2020 do ta ndërmarrë rolin e kontakt-ambasadës së Aleancës.
“Këtë detyrë e ndërmarrim si përgjegjësi të madhe dhe besojmë në përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO. Të gatshëm jemi të sigurojmë edhe përkrahje politike për përfshirje në BE dhe tërë ndihmën e nevojshme eksperte gjatë transmetimit të njohurive dhe përvojave në të ardhmen”, thotë ministri Cerar.
Qeveria shton ai, gjithashtu tregoi kredibilitet edhe përmes ratifikimit të marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë, ndërsa veçanërisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.
“I uroj Qeverisë dhe kryeministrit Zaev për guximin dhe proaktivitetin për zgjidhje të problemit me emrin. Jo shpesh, politikanët në rajon janë të gatshëm të ndërmarrin përgjegjësi aq të madhe dhe të tregojnë se lidhja e marrëveshjeve dhe kompromiseve është rrugë pozitive e cila sjell përparim. Mendoj se përkrahjen të cilën BE-ja ia shpreh Maqedonisë para referendumit duhet të vazhdojë dhe për atë më jep kënaqësi të jem ministri i parë i Punëve të Jashtme nga vendet anëtare të BE-së, i cili e vizitoi Maqedoninë pas hapit jashtëzakonisht të rëndësishëm në votim për fillim të ndryshimeve kushtetuese. I vetëdijshëm jam se ky nuk është hap i lehtë për Maqedoninë, por ajo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj”, vlerëson diplomati i parë slloven i pyetur për gjendjet në vend pas referendumit.
I pyetur për atë se sa janë reale deklaratat e opozitës se është e mundur të negociohet marrëveshje më e mirë për vendin nga ajo e Prespës, që është qëndrim edhe i opozitës greke, Cerar tha se duhet të ndiqet vullneti i shprehur nga shumica e qytetarëve të cilët votuan në referendum gjatë procesit të mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes.
“Nga të dyja palët e Maqedonisë dhe Greqisë, nevojitej vullnet i madh politik që të arrihet kompromis, a.q. Marrëveshja e Prespës. Qëndrimi i Sllovenisë është se një pjesë e madhe e atyre qytetarëve të Maqedonisë të cilët e kanë realizuar të drejtën e e tyre demokratike dhe kanë marrë pjesë në referendumin konsultues, e konfirmuan vullnetin e tyre të fuqishëm për zgjidhje të përhershme të kontestit të emrit i cili me dekada i vështirëson marrëdhëniet mes shteteve fqinje dhe e pengon përparimin e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. Mendoj se vullneti i shprehur duhet të merret parasysh në procesin e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes. Frikohem se në të kundërtën, përparimi i Maqedonisë në NATO dhe BE do të ndërpritet. Si rezultat, ajo do të reflektohet në ekonominë dhe gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve”, thotë ministri slloven i Punëve të Jashtme Mirosllav Cerar.