Cenzurohet KOD (VIDEO)

Epizodi i fundit i emisionit KOD, i cili emetohert në televizionin TELMA, u transmetua i cenzuruar. Këtë sot e bëri të ditur vet autorja e emisionit, gazetarja Snezhana Lupevska, përmes një statusi të saj ne Facebook.

“Të nderuar miq, jeta është e mbushur me ngritje e rënie, situata pozitive dhe negative, por konsideroj se më e rëndësishme është që të mos humbim besimin çdoherë të ndihmojmë aty ku mundemi dhe sa mundemi. Që nga dita ime e parë para 25 viteve, deri sot, synimi im përmes punës sime si gazetare hulumtuese ka qenë tu ndihmojë njerëzve por edhe të bëj ndryshime pozitive dhe korrigjime në shoqërinë tonë. Emisioni KOD ekziston që nga viti 2007 dhe gjatë këtyre 11 viteve kam patur presione nga qendat e ndryshme të fuqive: politike, biznesit, nëntokës… por unë asnjëherë nuk u gjunjëzova. Kjo vendosmëria jonë që çdo herë të jemi në anën e së vërtetës na solli shumë çmime dhe mirënjohje, e posaçërisht, na bën të lumtur ajo e fundit, e marrë nga SHGM-ja në lidhje me rastet e 27 prillit në Kuvend. Sonte u ballafaqova edhe me një sfidë kur u informova se epizodi i ri i KOD nuk do të emetohet në tërësi. Në emision i shfaqëm fatet tragjike të dy punëtorëve. Njëri prej tyre ka vdekur në repartin e fabrikës ku e kanë shkelur koturat e mëdha, ndërsa tjetri ka mbetur pa duar gjatë lëndimit që ka marrë nga një makinë me të cilën punonte. Që të dyja rastet kanë mbetur nëpër lavirintet e gjykatave me vite. Aleksandri është i vdekur, ndërsa Hristiani ka mbetur pa dorë, por i cili shpreson të ketë një artificiale për të cilën për momentin nuk ka mjete financiare. Të nderuar miq, për shkaqe etike, morale, e mbi të gjitha njerëzore, kam vendosur, përkundër pasojave të mundshme për karierën dhe punën time në televizion, në profilin tim në Facebook ta publikoj tërë emisionin, me shtojcën e parë, ashtu siç është bërë dhe ashtu siç është dashur ta shihni. Unë mbetem në anën e të vërtetës dhe siqerisht shpresoj dhe besoj se ky emision do të prek deri tek gjithë ju dhe së bashku do të ndihmojmë familjes së Aleksandrit dhe Hristianit”, thuhet në FB profilin e gazetares, Snezhana Lupevska – Sozen.

Më poshtë është edhe emisioni i dhënë në tërësi i KOD, të cilën gazetarja e ka publikuar në Youtube.

https://www.youtube.com/watch?v=bQtYTfPzTHI&feature=youtu.be