Nëse jeni në shtrat dhe dëshironi të shihni celularin apo tabletin tuaj, mund të rrezikoni seriozisht jetën tuaj intime. Një studim i fundit i David Spielhalter, docent i universitetit të Kembrixhit, ka demonstruar se aparatet elektronike në shtrat janë një ide mëse e keqe për çiftet.
“Një herë e një kohë kishte ndarje të fortë të jetës publike nga ajo private”, thotë profesori. Tashmë këto dy sfera janë integruar totalisht. Çka ka sjellë rënien e kontakteve seksuale, por edhe shtimin e konsumit të medikamenteve për ta nxitur këtë raport mes meshkujve dhe femrave.
Për pasojë, celularët dhe kompjuterët kanë rritur, indirekt, konsumimin e ilaçeve për ereksionin. Vetëm në Itali, sipas studimit në fjalë, konsumohen rreth 4 mijë tableta të tilla çdo ditë.