Çellsi i ka ofruar kontratë të re Eden Hazard, prej 340 mijë euro në javë. Por belgu ende nuk ka dhënë indikacione që dëshiron ta vazhdojë kontratën. Kontrata aktuale me klubin lojtarit skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai nuk po ngutet që ta bëjë vazhdimin. Siç duket belgu është duke pritur ndonjë ofertë nga Real Madridi, pasi edhe në intervistat e fundit ai ka treguar dashurinë për këtë klub. Në anën tjetër Çellsi është duke punuar edhe për rinovimin e Tibaut Kurtoa. Edhe portieri pëlqehet nga Real Madridi.