Celinën e kërkojnë në Championship

Bersant Celina e ka përfunduar huazimin një vjeçar te Ipswich Town në ligën e tretë angleze (League One).

Mesfushori nga Kosova u huazua te Ipswich nga skuadra franceze Dijon ku pati paraqitje fantastike.

Në 32 ndeshje zyrtare Celina shënoi gjashtë gola e dhuroi gjashtë asistime, por Ipswich nuk arriti dot të siguroj një vend për tu rikthyer në Championshipin anglez. 25-vjeçari është rikthyer te Dijon, por nuk pritet të qëndroi tek skuadra franceze.

Advertisements

E ardhmja e kosovarit do të jetë përsëri në Angli, por kësaj radhe në kategorinë e dytë (Championship). Është skuadra angleze Preston që e ka bërë prioritet transferimin e prizrenasit gjatë afatit kalimtar veror.

Preston do t’i largojë 13 futbollistë nga ekipi dhe synon të bëjë përforcime të mëdha për të kërkuar edicionin e ri inkuadrimin në Ligën Premier.

Celina mbetet në krye të listës së Preston që janë gati të shpenzojnë tre milionë euro për afrimin e tij.

Gjithsesi edhe Ipswich po tenton ta mbajë Celinën, por sipas mediave në Ishull është e vështirë që reprezentuesi kosovar të luaj edhe një edicion në kategorinë e tretë angleze.