Bersant Celina e ka kaluar Swansea City në epërsi kundër QPR-së, në një ndeshje të Championship, që po zhvillohet momentalisht në Londër. Ylli i Kombëtares së Kosovës realizoi për 1:0 në minutën e 29-të, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.
Goli dhe forma e mirë e Celinës vjen në një kohë ideale, para dy ndeshjeve vendimtare të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 në fillim të muajit të ardhshëm. Kosova përballet me Republikën e Çekisë më 7 shtator dhe me Anglinë vetëm tri ditë më pas.
https://tiger.cdnja.co/v/zz/zZ2M.mp4?secure=63hmOZzYziqO9TZztXaqOA&expires=1566426600