[adning id="476476"]

Celina fiton me Dijonin, Zeneli ndahet baras

13

Bersant Celina ka luajtur gjatë tërë takimit te Dijoni që mposhti Niven me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur të dielën në kuadër të xhiros së 33-të të Ligue 1 të Francës.

Me gjithë fitoren, Dijoni mbetet në vendin e fundit me 18 pikë.

Ndërkohë të dielën nga minuta e 63-të te Reimsi që u nda baras pa gola me Metzin, luajti edhe sulmuesi i krahut i Kosovës, Arbër Zeneli, kurse Valon Berisha këtë edicion nuk do të luaj në asnjë ndeshje për shkak të operimit.