Ankara, 14 nëntor 2018 – Bota pyet kush e kreu dhe kush e ka porositur vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi, deklaroi sot zëdhënësi i partisë turke në pushtet Omer Çelik, lajmlroi agjencia Anadollu.
“Kjo nuk do të mundej të bëhet pa urdhër të kreut. Bota dëshiron të dijë: Kush nga kreu e dha urdhrin”, deklaroi Çelik në konferencën për shtyp.
Ai gjithashtu tha se të dyshuarit për vrasjen e Kashogit duhet të dënohen në Gjykatën turke dhe procesin ta ndjekin organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Autoritetet turke kanë hartuar kërkesë për ekstradimin e 18 të dyshuarve të arrestuar në Arabinë Saudite, duke përfshirë edhe ekipin prej 15 anëtarëve, i cili, sipas Turqisë, ka mbërritur në Stamboll drejtpërdrejt para vrasjes dhe e ka kryer.
Çelik përsëriti edhe se Turqia ashpër i dënon deklaratat e paradokohshme të ministrit francez të Punëve të jashtme, i cili e kritikonte presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, lidhur me udhëheqjen e rastit “Kashogi”.
Presidenti turk të shtunën ka deklaruar se Ankaraja i na ndarë incizimet tonike lidhur me vrasjen e Kashogit me Arabinë Saudite, SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Të hënën, ministri francez i Punëve të jashtme, Zhan-Iv Drian, deklaroi se Franca nuk i ka marrë incizimet, gjithashtu duke pohuar se Erdogani “luan lojë politikë lidhur me rastin”.
Gazetari saudit Kashogi, kolumnist i “Uashington Post”, ishte vrarë më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll