Ministri turk për BE, Omer Çelik, porositi se është koha që Turqia ta rishikojë marrëveshjen për migrimin me Unionin, sepse, siç theksoi, u bë e qartë se ai nuk do të marrë qëndrim të duhur kur bëhet fjalë për premtimin se turqve do t’ua heqë vizat. Çelik, këtë e kumtoi mbrëmë vonë për mediat britanike, duke porositur se investimet holandeze në Turqi, nuk janë të rrezikuara nga kontesti i fundit diplomatik midis dy vendeve.
Zemërimi i Ankarasë, sqaroi ministri turk, është i orientuar ndaj Qeverisë holandeze, e jo ndaj popullit holandez, e as ndaj kompanive. Edhe pse nënkryetari i Qeverisë turke kumtoi se Turqia, Holandës mund t’i vendosë edhe sanksione ekonomike, ai theksoi se Ankaraja u bën thirrje ekonomistëve nga tërë bora me porosinë se Turqia është vend i sigurt për investime.
“Kjo thirrje ka të bëjë edhe me biznesmenët holandezë të cilët investojnë, punojnë dhe hapin vende pune në Turqi. Ata definitivisht nuk janë pjesë e krizës”, tha Çelik. Ai saktësoi se sektori privat, bota afariste, turistët dhe populli holandez nuk janë pjesë e krizës të shkaktuar të re.
Turqia të hënën i suspendoi marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Holandën, duke e dëbuar ambasadorin e këtij vendi dhe duke e ndaluar aterimin e aeroplanit me diplomatë në shenjë hakmarrje për shkak të asaj që Holanda u ndalon ministrave të Ankarasë t’u drejtohen turqve të cilët jetojnë atje në tubimet me rastin e referendumit të ardhshëm turk për zgjerimin e ingerencave të presidentit. Holanda dhe Gjermania i ndaluan tubimet e tilla, duke iu referuar arsyeve lidhur me sigurinë publike, përkujtojnë mediat britanike.