Stamboll, 7 prill – Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për aneksimin e Bregut Perëndimor të okupuar, nëse fiton në zgjedhjet komunale, “e injoron të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Partisë turke në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), njofton agjencia Anadolia.
“Netanjahu deklaroi se do t’i aneksojë lagjet e Bregut Perëndimor nëse fiton në zgjedhje, Kjo deklaratë qartë i injoron rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Çelik në Tuiter.
Komentet e Çelikut vijojnë pasi Netanjahu premtoi se do ta aneksojë Bregun Perëndimor të okupuar nëse fiton në zgjedhjet komunale në Izrael të caktuara për më 9 prill.
Çelik, gjithashtu potencoi, se Netanjahu lëviz deri në pikën e “shkatërrimit të tërësishëm të ligjit”.
Duke shtuat se veprimi i Netanjahut për okupimin paraqet kërcënim të madh për të drejtën dhe sigurinë ndërkombëtare, ai tha se “është koha që bashkësia ndërkombëtare të thotë mjaftë për çmendurinë e Netajnahit”, transmeton Anadolia.