Pragë, 9 prill – Çekia planifikon të vendosë “karantinë të mençur”, sistem për ndjekje të shpejtë dhe izolim të personave të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuar, që gradualisht t’i lehtësojnë masat restriktive që janë në fuqi për momentin.
Në pesë ditët e fundit, numri mesatar i të infektuarve në vend është 224 në ditë, që është më pak nga pesë ditët paraprake, edhe pse janë testuar më shumë njerëz. Çekia ka të regjistruar 5.335 raste të infektimit me koronavirus edhe 104 raste të vdekjeve.
Ulja e shkallës së infektuarve të rinj hap hapësirë për zbatimin e sistemit të Koresë së Veriut për ndjekjen e kontakteve, ku ekipit ushtarake për testim dhe qendrat telefonike shfrytëzojnë celularë dhe kartela pagesore bankare që t’i ndjekin personat të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuar dhe i vendosin në karantinë.
Roman Prilula, epidemiolog kryesor në shtabin çek të krizës, deklaroi se të dhënat tregojnë se epidemia në vend është nën kontroll dhe se rritja e të infektuarve është më e vogël nga e pritura, dhe se masat të cilat janë vendosur për të gjithë popullatën ngadalë do të zëvendësohen me masa të drejtuara ndaj persnave me ekspozuar në rrezik.
Strategjia e re gradualisht do të duhej të fillojë të vendoset nga java e ardhshme.(koha.mk)