Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me ambasadorin çek Miroslav Ramesh ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme të Republikës Çeke, duke theksuar se pret që kjo mbështetje të vazhdojë në periudhën e ardhshme për ftesë sa më të shpejtë për anëtarësim në Aleancë.
“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral dhe jemi të gatshëm edhe mëtej ta thellojmë, përmes këmbimit të përvojave të fituara nga misionet, këmbimi i kadetëve dhe ligjëruesve, realizimi i stërvitjeve të përbashkëta”, ka theksuar ministrja Shekerinska.
Ambasadori Ramesh, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ka theksuar se Republika e Çekisë ka bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e mbrojtjes me Republikën e Maqedonisë. Në takim është biseduar edhe për shfrytëzimin e kapaciteteve të Qendrës për trajnime të pilotëve çek.