Ministri çek i Punëve të Brendshme, Milan Chovanec, ka pretenduar se Italia dhe Greqia nuk kanë vepruar sipas nevojës së marrëveshjes në lidhje me shpërndarjen e refugjatëve në vendet e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se Çekia do të mund të pranojnë vetëm 50 refugjatë. Duke folur në radion shtetërore çeke në lidhje me procesin ligjor që Komisioni i BE-së ka nisur ndaj Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë të cilat nuk kanë pranuar refugjatë, Chovanec, tha se i kanë përcjellë Brukselit deklaratën me shkrim për arsyen përse vendi i tyre nuk ka pranuar refugjatë. Ndër të tjera Chovanec ka pretenduar se Italia dhe Greqia të cilat janë “etapa e parë” ku mbërrijnë refugjatët nuk kanë kryer mjaftueshëm hetime për sigurinë mbi refugjatët që kanë kërkuar të dërgojnë në Çeki, dhe se këto dy vende nuk veprojnë në mënyrën e parashikuar nga marrëveshja. Duke theksuar se Çekia vepron në përputhje me ligjin Chovanec, tha se “Askush nuk zbaton kërkesat e marrëveshjes. Për këtë arsye do të jetë e pakuptimtë çdo propozim që do të bëhet nga Çekia në lidhje me pranimin e refugjatëve”. “I gjithë problemi është tek Italia dhe Greqia. I vetmi kontroll sigurie që kryejnë për refugjatët e ardhur në vendin e tyre është pyetja ‘a jeni terrorist, apo nuk jeni‘. Ne nuk mund të pranojmë në Republikën e Çekisë lehtësisht njerëzit që kanë kaluar nëpër një kontroll sigurie të tillë”, është shprehur Chovarec. Duke theksuar se Çekia aktualisht mund të pranojë vetëm 50 refugjatë, ai ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhej me problemin e refugjatëve. Komisioni i BE-së muajin e kaluar nisi një proces ligjor kundrejt Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë të cilat refuzojnë të pranojnë refugjatë, ndërkohë që e kanë të detyrueshme, dhe për çështjen në fjalë ka kërkuar nga vendet që të kryejnë mbrojtjen e tyre deri më 14 korrik.