Pragë, 12 nëntor – Ministri çek i Mbrojtjes, Lubomir Metnar sot deklaroi se Qeveria ka ndërmend deri në fund të vitit të nënshkruajë marrëveshje me administratën amerikane për blerjen e 12 helikopterëve të rinj, transmeton gazeta KOHA.
“Marrëveshja është në vlerë prej 631 milionë dollarëve amerikanë”, ka thënë Metnar, duke shtuar se ai përfshin pajisje, municion, pjesë rezervë, si dhe trajnim.
Helikopterët duhet t’i dorëzohen Çekisë në vitin 2023, pas çka do të zëvendësohen Mi-24 të vjetërsuara, nga prodhimi sovjetik.(koha.mk)