Futbollisti i Republikës së Çekisë Patrick Schick vazhdon të mbetet i lënduar. Ylli i Romës, i huazuar te RB Leipzigu, ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të skuadrës gjermane.
Bëhet e ditur se sulmuesi çek për shkak të lëndimit nuk ka luajtur që nga muaji tetor. Sipas mediave në Çeki, Schick nuk pritet të jetë i ftuar nga Republika çeke për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Bullgarisë.
Ndryshe, ndeshja Çeki – Kosovë zhvillohet më 14 nëntor dhe është e vlefshme për grupin A eliminator të ‘Euro 2020’. Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë në muajin shtator i kishte takuar Kosovës me rezultat 2:1.