Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka folur në një TV Slloven, 24EU, mbi Superligën Evropiane dhe sanksionet e mundshme mbi klubet e përfshira.
Javën e ardhshme do të luhet ndeshja midis Real Madrid-it dhe Chelseat, për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ceferini u pyet nëse ka mundësi që ajo ndeshje të mos luhet.
“Çelësi është që ky sezon tashmë ka filluar, kështu që transmetuesit do të vijnë te ne, nëse nuk luhen gjysmëfinalet”, tha Ceferin për 24EU.
“Pra, ekziston një mundësi relativisht e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme. Por, gjërat mund të jenë pak më ndryshe në të ardhmen”.
Ai gjithashtu u pyet për komentet e Florentino Perezit, që ishin kundër Ceferinit në krye të UEFA-së.
“Epo, kjo është nxitje për mua, që të qëndroj”, tha ai. “Ai dëshiron një president që i bindet çdo gjëje që thotë, i cili e dëgjon atë dhe që bën atë që mendon ai”.
“Une bëj atë që mendoj se është e mirë për futbollin evropian dhe botëror”, përfundoi kreu i UEFA-së.