Portieri i Arsenalit, Petr Cech e pranon se ekipi i tij do ta ketë të vështirë që të kalojë në çerekfinale të Ligës së Evropës pas humbjes të së enjtes 3:1 nga Rennesi në ndeshjen e parë të së tetës së finales, transmeton zeri.info
“Pika e kthesës ishte kartoni i kuq sepse ata ia arritën që të shënonin nga gjuajtja e lirë që fituan. Kur mbetëm me 10 lojtarë në pjesën e parë u bë më e vështirë. Ne ishin të pafat me golin e dytë sepse ishte autogol nga një devijim, por unë mendova se ende ishim në lojë”, deklaroi Cech.
“Ne ende mund të rikthehemi prej deficit dygolësh sepse në fund të fundit goli që shënuam mund të çojë peshë, por ia kemi vështirësuar paksa punën vetes”, shtoi ai.