Dani Ceballos dëshiron që të qëndrojë te Arsenali, pasi është në huazim te Real Madridi deri në fund të këtij sezoni. Mesfushori spanjoll e kompletoi në këtë verë kalimin te Gunners në formë huazimi te Los Blancos dhe duket se dëshiron të qëndrojë në Emirates, informon Telegrafi, transmeton gazeta Koha. Sipas asaj që raporton Daily Mail, 23-vjeçari do të bisedojë me Florentino Perezin që ta lejojë transferimin permanent. Huazimi i tij te skuadra nga Londra e veriut nuk e ka opsionin e huazimit, mirëpo lojtari nuk dëshiron të kthehet më në Santiago Bernabeu.