Shkup, 9 nëntor – Ditë të hapura të Komunës Ilinden realizohen çdo të enjte prej orës 13 deri në orën 16. Gjithë qytetarët e interesuar gjatë kësaj periudhe kohore mund te realizojnë takime me ekipet profesionale të komunës, me drejtoret e ndërmarrjeve publike dhe kryetarin e komunës Zhika Stojanovski, informojnë nga Komuna. Në takime, qytetarët mund ti shpalosin problemet e tyre, ti parashtrojnë idetë e tyre dhe të ngrisin iniciativa të reja.