Shkup, 8 prill – Nga Qeveria kumtojnë se është jo falënderuese të spekulohet me numra të punëtorëve të larguar nga puna si pasojë e krizës nga KOVID-19, sepse, siç potencoi, çdo largim nga puna nuk do të thotë se është i lidhur me krizën nga koronavirusi.
“Në Agjencinë për punësim çdo ditë ndodhin lajmërime dhe çlajmërime, por ata nuk mund të na e japin përgjigjen e saktë, sepse dikush që ka mbet pa punë sot në një ndërmarrje, ndoshta pas dy ditësh do të punësohet në një vend tjetër, dhe kjo nuk është humbje e punës”, ceket në kumtesën për vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë. (koha.mk)