Deputeti kroat i partisë qeveritare HDZ, Stevo Culej, është përpjekur që çdo kroat i shëndoshë në rajone kufitare me Serbinë të ketë armë në shtëpi.
Gjatë debatit për propozim ligjin për armët., Culej ka thënë se do të lehtësohej sikur “çdo kroat i shëndoshë psikikisht e fizikisht që gjendet në rajonet kufitare me ish armiken Serbinë, duhet të ketë armë në kontroll dhe në duar, sepse kush e di se çfarë sjell e ardhmja”, përcjell Hina.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate në opozitë Nenad Staziq i ka thënë Culejit se po paraqet teza raciste. Culej më pas ka pyetur kolegun pse Kroacia ishte çarmatosur në vitet e 90-ta.