Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar. Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se trendi ka mbetur i pandryshuar nga viti 2015. Familjet e tilla janë shtuar në 25 vjetët e fundit në Gjermani, ku, si në çdo vend të zhvilluar, çiftet nuk ndjekin modelin tradicional të familjes. Unike për Gjermaninë është mospërputhja e shifrave brendapërbrenda. Në rajonet që dikur kanë përbërë Gjermaninë perëndimore, 30 përqind e të porsalindurve kanë prindër të pamartuar. Në ish-lindje, ky numër qëndron në 61 përqind.