Nju-Jork, 30 korrik – Një prej 3 fëmijëve në botë kanë nivele të larta të plumbit në gjak, tregojnë të dhënat nga studimi global.
Kontaminimi i lartë me plumb vë në rrezik miliona njerëz të rinj, të cilët mund të zhvillojnë dëmtime serioze mentale dhe fizike si rezultat i intoksinimit me plumb.
tek rreth 800 milionë fëmijë janë gjetur nivele të plumbit prej 5 mikrogramëve në decilitër apo më shumë, sipas studimit të UNICEF-it dhe grupit për mjedis jetësor “Toka e pastër” (Pure Earth).
Ato nivele konsiderohen si mjaft të larta për ta çrregulluar zhvillimin normal të trurit, sistemit nervor dhe organeve vitale siç janë zemra dhe mushkëritë.
OBSH dhe Qendrat për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve në SHBA bëjnë thirrje për aksion të vërtetë, sepse raporti thotë se arsyeja themelore është e qartë – riciklimi joadekuat i baterive dhe ngopshmëria e mjedisit jetësor me ndotës.
“Konkludim i qartë i këtij studimi është se fëmijët në mbarë botën janë të helmuar nga plumbi në nivel tejet të madh dhe të paparë deri më tani”, thuhet në raportin e publikuar sot.
Dokumenti thekson spektër të gjerë të faktorëve përgjegjës për nivelet e larta të plumbit në gjak tek fëmijët – nga riciklimi joadekuat i baterive deri te përdorimi i ngjyrës me plumb për shtëpitë, mbeturinat nga plumbi dhe ndotja e ushqimit për shkak të enëve të glazuara të qeramikës.
Në raport ceket se 95 për qind e plumbit në bateri riciklohen në SHBA dhe në Evropë, përderisa vendet në zhvillim nuk e kanë atë aftësi teknologjike. Ekspertët theksojnë se sa më gjatë që qëndron toksina e pazbuluar në gjak, aq më i madh është rreziku nga lëndimet apo vdekja.