Sarajevë, 12 shkurt – Në pesë vitet e ardhshme një e treta e popullatës së Bonjë e Hercegovinës planifikon ta braktisë vendin, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Agjencisë “Prima Komunikejshën”, transmeton gazeta KOHA.
Anketa, e cila është zbatuar mbi 1.600 të anketuar në dhjetor të vitit 2019, tregon se vetëm gjatë këtij viti BeH-në planifikojnë ta braktisin 12,3 për qind e qytetarëve të saj.
Gjithsej në pesë viteve e ardhshme nga BeH-ja do të largohen 33,5 për qind të banorëve.
Njëkohësisht, shtetin nuk planifikojnë ta braktisin rreth gjysma e popullatës, gjegjësisht 48,9 për qind, derisa 17 për qind e të anketuarve nuk janë përgjigjur pyetjes.
Hulumtimi ka treguar dhe se numri më të madh i qytetarëve, rreth 60 për qind, në tre vitet e fundit u ka ndodhur që jashtë vendit t’ju shkojnë anëtar i afërm i familjes apo mik.
BeH nuk ka të dhëna të sakta sa banorë të saj janë larguar nga vendi në vitet e fundit, por numri më i madh i njerëzve janë shpërngulur në Kroaci.(koha.mk)