Ky trajtim në të vërtetë i takon mjekësisë alternative dhe bazohet në gishtat e dorës, veçanërisht në pikat e rëndësishme të gishtërinjve që mund të balancojnë të gjithë energjinë në trup. Nga ana tjetër ato janë të rëndësishme për shëndetin fizik dhe emocional të trupit tuaj.
Si funksionon:
Nëse keni nevojë të veproni në ndonjë organ, hidhini gishtin me dorën tjetër dhe mbajeni të shtrënguar për tre deri në pesë minuta. Nevojitet frymë e thellë dhe masazh në çdo gisht tek të dy duart. Ju duhet të shpenzoni rreth tri minuta në çdo gisht.
Këtu janë organet e lidhura me gishtat:
Gishti i madh
Organet: stomaku dhe shpretka
Emocionet: depresion dhe shqetësim
Simptoma fizike: dhimbje në stomak, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nerva
Gishti tregues:
Organet: veshka dhe fshikëza e urinës
Emocionet: zhgënjim, frikë, konfuzion
Simptoma fizike: dhimbje të muskujve, dhimbje prapa, dhimbje dhembësh, probleme të tretjes
Gishti i mesmë:
Organet: mëlçia, sinuset
Emocionet: i pa përqendruar, zemërim, nervozizëm
Simptoma fizike: probleme të qarkullimit, dhimbje menstruale, migrenë, dhimbje koke frontale, lodhje
Gishti i unazës:
Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë
Emocionet: negative, trishtim, frikë
Simptomat fizike: problemet e frymëmarrjes, astma, sëmundjet e lëkurës, problemet e tretjes
Gishti i vogël
Organet: Zemra dhe zorra e hollë
Emocionet: merak, nervozizëm, mungesë vetëbesimi
Simptoma fizike: sëmundje të zemrës, dhimbje në fyt, probleme me kockat/shije