Çdo ditë e më shumë turistë

Shkup, 12 dhjetor – Numri i turistëve në tetor të këtij viti arriti në 69.412, ndërsa i bujtjeve 155.719 që në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, paraqet rritje prej 12.6 për qind, gjegjësisht për 9.3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Tek numri i turistëve vendas statistika në tetor të këtij viti krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar ka regjistruar rritje prej 12.3 për qind, ndërsa tek të huajt prej 12.8 për qind. Rritje prej 13.5 për qind ka tek numri i bujtjeve të turistëve vendas, ndërsa nga 6.4 për qind të bujtjeve të turistëve të huaj. Në periudhën janar-tetor të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për pesë për qind, tek vendasit për 5.3 për qind, ndërsa tek të huajt për 4.8 për qind. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti numri i bujtjeve është rritur për 2.7 për qind, tek turistët vendas për 3.7 për qind, ndërsa tek turistët e huaj për 1.3 për qind.