Çdo deputet austriak në Kuvend, mesatarisht i ka pesë punë apo funksione shtesë që është dashur që t’i paraqesin, thuhet në listën për transparencë të Kuvendit.
Tre të katërtat nga punët shtesë janë funksione në parti, organizata dhe shoqata të afërta me partitë, për të cilat nuk fitojnë të ardhura.
Lartësinë e të ardhurave shtesë, në fakt, e kanë paraqitur vetëm pak më shumë se gjysma e deputetëve.
Deputetët në Kuvendin e Austrisë fitojnë bruto pagë mujore në lartësi prej 8.931 eurosh dhe çdonjëri prej tyre i cili ka punë shtesë duhet patjetër që t’i paraqesë.
E obligueshme është, gjithashtu, paraqitja e funksioneve shtesë për të cilat ata nuk marrin asnjë kompensim.
Lartësia e të ardhurave shtesë nuk shpaloset individualisht për opinionin por një herë në vit kumtohet shuma e përgjithshme e parave të marra.
Në mes atyre që tashmë kanë paraqitur të ardhura shtesë janë edhe gjashtë deputetë të cilët bien në kategorinë “pesë”, që nënkupton që ata në muaj fitojnë shtesë mbi 10.000 euro.
Në fund të listës për transparencë ndodhen 33 deputetë të cilët nuk kishin asnjë të ardhure shtesë dhe gjithsej 79 deputetë ende nuk e kanë përcaktuar kategorinë e tyre për privilegjet shtesë.
Rekorderë, sipas punëve shtesë dhe funksioneve, janë deputetët e Partisë Popullore të Austrisë (OVP) Elizabetë Shojher-Pihler me 22 dhe Karina Rajter me 21 funksione shtesë.