Uashington, 21 shtator – Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) sot paralajmëroi se Kovid-19 mund të përcillet me grimca të vogla dhe se viruset mund të kalojnë më shumë se dy metra.
Paraprakisht, CDC pohonte se virusi kryesisht bartet nga njeriu në njeri përmes pikave respiratore kur një person i sëmurë kollitet apo flet.
Viruset që barten përmes ajrit janë më të infektuara, ndërsa CDC paralajmëron në rrezik të madh nga përhapja e sëmundjes në zona që nuk mund të ajrosen.
Hulumtimet kanë treguar se koronavirusi i ri mund të përhapet përmes grimcave të aerosolit në ajër, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se i ndjek “dëshmitë# për transmetim të mundshëm të sëmundjes përmes ajrit.