Jemi në minutën e 90′ të Betis-Villarreal, java e 31-të e La Ligas. Rezultati është i fiksuar në 2-1 dhe Santi Cazorla, idhulli i tifozëve të skuadrës mike, ka mundësinë për të barazuar me penallti: një shikim Pau Lopezit, vrapimi dhe goditje qendrore, me portierin e Betisit që arrin të bllokojë topin.
https://www.youtube.com/watch?v=8NLH5BW0wL8
Stadiumi “Villamarín” i Seviljas ulëret nga gëzimi, ndjekja e Europës nga të zotët e shtëpisë mund të vazhdojë. Real Betis, me 43 pikë në renditje, arrin në vend të tetë Athletic Bilbao. Ndryshe paraqitet situata e skuadrës së Javier Calleja, e kthyer në shtëpi me duart bosh dhe e dënuar në vend të tretë nga fundi: penalltia e gabuar nga Cazorla i mohon një pikë të çmuar “nëndetëses së verdhë” në betejën për qëndrim.
https://twitter.com/i/status/1115123495640293376
Dy humbje dhe një barazim në tre ndeshje, momenti i Villarrealit tregohet në një imazh: Santi Cazorla i prekur pas ndeshjes, me lotët në sy dhe shokët që provojnë ta ngushëllojnë. Në dy penalltitë e mëparshme, Cazorla ishte treguar shumë i saktë.