Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm turk Мevlut Çavuzoglu, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
“Ne duhet t’i marrim parasysh shqetësimet e NATO-s. Nuk është e vërtetë të thuhet se Turqia i shpërfill ato “, tha Çavuzoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij polak dhe rumun në Ankara.
“Aleatët tanë dhe NATO duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ne kemi nevojë për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore urgjentisht”, tha ai.