Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga Rusia, që shkaktoi tensionet me Washingtonin, ishte “një marrëveshje e bërë” dhe se nuk mund të anulohej.
Ai në një konferncë për shtyp në margjinat e vizitës në Amerikës theksoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë nuk janë një alternativë ndaj aleancave të saj me NATO-n ose Bashkimin Evropian, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Më parë, disa muaj më parë, ne i thamë SHBA-së dhe partnerëve tanë se marrëveshja me Rusinë për S-400 nuk mund të anulohet, kemi blerë sisteme të mbrojtjes, kjo gjë ka mbaruar”, tha Cavusoglu.
Më parë, gjithashtu në një konferencë në Washington, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA po vazhdojnë bisedimet me Turqinë mbi planet e saj për të blerë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia.