Çavuşoğlu takon Pacollin

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, raporton Anadolu Agency.
Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Ministri Çavuşoğlu do të realizojë takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, nesër është paraparë që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ministri turk gjithashtu pritet që nesër të vizitojë qytetin e Prizrenit.