Ankara, 27 dhjetor – SHBA-ja ka vendosur t’i tërheqë ushtarët nga Siria falë hapave që i ka ndërmarrë Turqia, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu, lajmëroi gazeta turke “Miliet”.
“Turqia ishte faktor kyç në vendimin e SHBA-së që të tërhiqet nga Siria. Falë vendimeve që i kemi marrë, SHBA-ja i tërheq ushtarët e saj”, ka thënë Çavushoglu.
Presidenti amerikan Donald Tramp më 19 dhjetor e shpalli vendimin e vet që të fillojë me tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Ai e elaboroi vendimin me atë se është arritur fitore mbi Shtetin Islamik në Siri dhe se kjo ka qenë shkaku i vetëm për praninë e forcave të armatosura të SHBA-së. Sipas personave zyrtarë amerikanë, tërheqja e më shumë se 2.000 njerëzve do të zgjasë mes 60 dhe 100 ditë.