Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu kërkoi nga Shqipëria kërkuar nga Shqipëria që t’i largojë “terroristët turq”, që, sipas tij, kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ai theksoi se duhet të mbyllen të gjithë institucionet të cilët kanë lidhje me, siç e quajnë në Turqi, organizata terroriste fetullahiste (FETO) të predikuesit islamist Fetullah Gjylen.
“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra, kemi kërkuar esktradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare. Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria”, tha Çavusoglu.
Ai shtoi se falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit.
“Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi anëtarë të FETO-s. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë dhe ata mund të bëjnë çdo gjë”, shtoi ministri turk i Punëve të Jashtme i Turqisë.
Çavushogllu premtoi ndërtim të shkollave të reja në Shqipëri, me qëllim që, siç theksoi, të ngrihet niveli i arsimit. Gjithashtu, tha ai, në Turqi janë të mirëseardhur dhe do të pranohen jo vetëm studentë nga Shqipëria, por edhe nga rajoni.
Të dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se bashkëpunimi ekonomik çdo ditë po avancohet.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Çavushogllu do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe spikerin e Parlamentit Gramoz Ruçi.