Ankara, 4 shtator – Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu shprehi mospajtim me opozitën e presidentit slloven Borut Pahor, i cili kërkoi dhënien e “statusit të posaçëm” Turqisë në Bashkimin Evropian, njoftuan mediat turke, njofton Koha.mk
“Lubjana deri vitin e kaluar në mënyrë aktive e ka mbështetur idenë për pranimin e Turqisë në BE. Nuk e di arsyen për shkak të cilës ajo e ndryshoi qëndrimin e saj. Me siguri, kjo ndërlidhet me deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron”, tha ai gjatë Forumit të 14-të strategjik në Bled.
Çavushoglllu përkujtoi se negociatat për anëtarësimin e plotë të Ankarasë në BE kanë filluar në vitin 2004.
“Nëse Ankaraja nuk i plotëson detyrat e saj ndaj BE-së, atëherë çështja për perspektivën për anëtarësim në BE mund të hapet. Në të gjitha rrethanat tjera dialogu duhet të vazhdojë”, kategorik Çavushogllu.
Presidenti slloven Borut Pahor gjatë forumit tha se Ballkani Perëndimor duhet të pranohet në BE, ndërkaq Ukraina dhe Turqia duhet të marrin “status të posaçëm”. (koha.mk)