Shkup, 28 nëntor – Fotografia e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me pranga në duar edhe brenda sallës së gjyqit, ku po zhvillohet procesi i marrjes në pyetje, tashmë po bën bujë në rrjetet sociale. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kanë njoftuar se të arrestuarit e sotëm, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri Çavkov, deputetët Mukoski, Arnaudov dhe shumë figura tjera të afërta me VMRO-në, do të ngarkohen me vepër penale “terrorizëm”.
Saktësisht, nenin 313 i Kodit penal thotë se “ai që qëllimshëm kërcënon sigurinë dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, kërcënon apo kërcënohet se do të shkaktojë shpërthim, zjarr, përmbytje apo akt tjetër të dhunshëm, duke shkaktuar ndjenjë pasigurie tek qytetarët, do të dënohet me 10 vite burg”. Të arrestuarit e sotëm do të ngarkohen poashtu edhe me nenin 312 të Kodit Penal, i cili thotë se “ai që merr pjesë në kryengritje të armatosur kundër Kushtetutës apo sigurisë së Republikës së Maqedonisë, do të dënohet me më se paku katër vite burg, ndërsa organizatori me më së paku pesë vjet burg”. (koha.mk)