Shkup, 30 mars – Dallimi në vendimet e Gjykatës Penale dhe të Gjykatës Supreme për masat paraburgim për Mitko Çavkovin është mjaft i vogël dhe të dy gjykatat janë prononcuar se duhet të ketë masë paraburgimi me atë që Gjykata Supreme në kushte shtëpie, derisa Kushtetuesja në institucion, shpjegoi kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në konferencën e sotme për gazetarë.
Kompetencë ka edhe Gjykata Supreme edhe Kushtetuese të vendos, por në faza të ndryshme. Ndërthurje e rrethanave është që ka ndodhur një ditë pas vendimit të Supremes, tha Xholev.
Sqaroi se pas vendimit të Gjykatës Penale është ajo që kanë pasur në shqyrtim prononcimin e SPB Shkup prej 27.03.2018 ku qëndron se janë kryer dy kontrolle në lokacionin e caktuar nga Gjykata Penale për mbajtjen e masës paraburgim. Kontrollet kanë qenë në orën 18 deri më 21, por Çavkov nuk është gjetur në lokacionin e përcaktuar nga Gjykata Supreme. Gjykata Penale ka marrë njoftim nga MPB-ja si ai nuk ka qenë në adresën ku është dashur ta vuajë masën paraburgim, gjegjësisht ka qenë në lokacion tjetër në Shkup. Xholev theksoi se Çavkov vullnetarisht ka vendosur ku do të mbajë masën arrest shtëpiak dhe ai të jetë në lokacion tjetër.
Në brifing u theksua se lidhur me masat e shqiptuara deri tani kanë arritur dy ankesa.