Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani rrezikon hetimin nga FA pasi dyshohet se ka përdorur një term fyes racor në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”. Sulmuesi nga Uruguai u inkuadrua nga stoli për t’ia dhënë fitoren e rëndësishme 2:3 “Djajve të Kuq” të dielën (dje) ndaj Southamptonit. 33-vjeçari ndau disa nga mesazhet pozitive që mori nga tifozët pas fitores dhe iu përgjigj një postimi me mesazhin “Gracias n ******”.
Që atëherë Cavani e ka fshirë postimin. Termi që ka përdorur Cavani është i njëjti me atë të yllit të Uruguait, Luis Suarez që thuhet se e ka përdorur gjatë grindjes së tij me Patrice Evra në tetor 2011, gjë që rezultoi në ish- yllin e Liverpoolit gjobitjen me 40,000 funte dhe ndalimin për tetë ndeshje. Cavani u bashkua me ekipin e “Old Trafford” në një transferim të lirë në tetor dhe ka shënuar tre gola në pesë paraqitje zëvendësuese në Premierligë.