Sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit. Edinson Cavani dëshiron t’i japë fund eksperiencës së tij në Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Sulmuesi uruguaian ndërkohë preferon të transferohet në Juventus gjatë verës që vjen.
Sipas portalit italian “Calciomercato”, ish-futbollisti i Palermos dhe Napolit dëshiron ta mbyllë këtë sezon në Francë, e më pas të lëvizë. Kontrata e tij me klubin nga Parisi do të skadojë në fund të sezonit dhe ai mund të rikthehet në Serie A si lojtar i lirë. Mirëpo, interesim për Cavanin kanë shprehur edhe klubet e Premierligës. Pra, nëse nuk e vazhdon kontratën deri në janar me PSG-në, sulmuesi i rrezikshëm do të jetë i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubin e ri.