Frikë të radhët e Uruguait për gjendjen fizike të Edinson Cavanit. I larguar para kohe nga përballja me Portugalinë, për arsye dëmtimi, “diamanti” i sulmit të përfaqë sueses amerikano-jugore, mund të mungojë në çerekfinalen ndaj Francës. Shkalla e dëmtimit mund të jetë më e rëndë nga sa ishte menduar. Sipas burimeve pranë lojtarit, bëhet fjalë për këputje të pjesshme të muskulit të pulpës së majtë. Nëse konfirohet zyrtarisht kjo diagnozë, atëherë “El Matador” rrezikon të mungojë në të gjitha ndeshjet e mbetura, edhe nëse Uruguai shkon në finale. Sigurisht që nevojiten ekzaminime më të detajuara për të kuptuar më saktë shkallën e dëmtimit, por Cavani nuk dëshiron të heqë dorë: Shpresoj t’ia dal, do të bëj të pamundurën për të qenë kundër Francës. Pritet që Federata Uruguaiane e Futbollit të dalë me një komunikate zyrtare për rastin “Cavani”. Në rast se do të mungojë ndaj “Gjelave”, në vendin e tij do të aktivizohet Stuani.