Edinson Cavani realizoi ëndrrën e të një tifozi të ri, duke bërë disa pasime me të. “Ylli” i Paris Saint-Germain ishte në stërvitje kur i riu Ali Amir, nga Kazakistani, i cili ka lindur pa të dyja këmbët, u bashkua me të në fushë. Cavani xhongloi topin për pak çaste para se të shkëmbente pasime me Amirin, i cili kishte mënyrat e tij për t’ia kthyer topin sulmuesit uruguaian. Pamjet e filmuara me celular Cavani i ndau me fansat e tij në Instagram.