“Kemi marrë një informatë se do të fillojë regullimi i çatisë. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1998.Këtë vit kemi shënuar 30 vjetorin e themelimit.Shkolla ka infrastrukturë të mirë dhe ndërtimi ka qenë kualitativ, mirëpo 30 vite nuk ka pasur ndonjë rikostruim aq të mirë dhe ndodh që brenda viti në vende të caktuara ka hapësira që lëshojnë ujë’, shprehet drejtori i shkollës fillore ‘Kirili dhe Metodi’, Satki Ismaili
Urim HASIPI
Tetovë, 11 shkurt – Jo rrallë objekte shkollore në Tetovë kanë probleme sidomos me çatitë, të cilët pikojnë gjatë kohës me shi. Një ndër këto shkolla është edhe Kirili dhe Metodi, një shkollë në qytetin e Tetovës, e ndërtuar vite me radhë. Drejtoria thotë se kanë bërë kërkesa, por gjithmonë ka patur shkolla me prioritet më të madh, dhe kanë qenë në gjendje më të vështirë, prandaj edhe nuk kanë alarmuar situatën, shkruan gazeta KOHA.
Por gjendja është rënduar dy vitet e fundit, prandaj edhe autoritetet shkollore e kanë parë të udhës që të kërkojnë rregullimin e së njëjtës. Kësisoj, pas disa kërkesave të drejtorisë së shkollës fillore “Kirili Metodij” në Tetovë si dhe Sektorit për Veprimtari Publike pranë komunës së Tetovës drejtuar ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rikonstruimin e çatisë së objektit shkollor të kësaj shkolle së fundi, MASH në kuadër të projektit për investime në vitin 2019 ka paraparë edhe rikonstruimin e tërësishëm të çatisë së shkollës fillore “Kirili dhe Metodij” që pritet të realizohet brenda vitit 2019.
Lajmin e kanë konfirmuar nga komuna e Tetovës. “Në programën për investime për vitin 2019, është paraparë të bëhet edhe rikostruimi në shkollën fillore Kirili dhe Metodi dhe kjo është në planin për investime. Ne besojmë se gjatë këtij viti do të realizohet investimi dhe rikostruimi, pasi që javën që e lëmë pas është shpallur në gazetën zyrtare”, informoi Ahmed Qazimi, udhëheqës i Sektori për Arsim në komunën e Tetovës. Ky vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rikonstruimin e çatisë së shkollës është mirëpritur dhe është përshëndetur edhe nga drejtori i shkollës Satki Ismaili i cili thekson se çështja e çatisë së shkollës është ndër problemet kryesore me të cilin janë ballafaquar vite me radhë për shkak se në periudhën e dimrit dhe kur kemi të reshura të shiut brenda disa klasave mësimore ka pikuar ujë për shkak të dëmtimit çatisë.
Drejtori Satki Ismaili, shprehet se kërkesat janë adresuar disa here.
“Kemi marrë një informatë se do të fillojë rregullimi i çatisë. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1998. Këtë vit kemi shënuar 30 vjetorin e themelimit. Shkolla ka infrastrukturë të mirë dhe ndërtimi ka qenë kualitativ, mirëpo 30 vite nuk ka pasur ndonjë rikostruim aq të mirë dhe ndodh që brenda viti në vende të caktuara ka hapësira që lëshojnë ujë. Kjo më shumë shprehet gjatë sezonit të dimrit në disa mësonjtore në katin e lartë të shkollës. Kemi bërë disa herë kërkesa, të jemi objektiv ka patur edhe shkolla që kanë qenë në gjendje më të keqe. Mirëpo, dy vitet e fundit shkolla pa patur vështirësi, kemi bërë kërkesa në mënyrë institucionale, dhe jemi shkollë që dëmtimet e vogla i tejkalojmë vet”, tha Ismaili.
Ai ka thënë se për këtë problem një muaj më parë kishte njoftuar edhe kryetaren e komunës së Tetovës se gjendja në këtë shkollë sa vjen e vështirësohet. Drejtori Ismaili, ka bërë të ditur se disa klasë janë në gjendje më të mirë, por disa në katin e lartë duhet patjetër që të rregullohen sa më shpejtë. Përndryshe nga drejtoria e kësaj shkolle shpresojnë që ky projekt gjegjësisht rikonstruimi çatisë të realizohet gjatë muajve të verës me qëllim që në shtator viti i ri shkollor 2019/2020 shkollën ta gjej me një çati të re.
Problem me çatinë ka edhe shkolla në fshatin Xhepçisht. Për këto dy shkolla ka premtime se do të merren masa dhe do të rregullohen këtë vit. Punimet pritet që të fillojnë kur të lejojnë kushtet klimatike, kurse ende nuk dihet se sa mjete janë paraparë për ndërtimin e çative të këtyre dy shkollave në territorin e komunës së Tetovës. (koha.mk)