Sulmuesi italian, Antonio Cassano gjatë verës së kaluar vendosi dy herë të pensionohej dhe të kthehej sërish. Ai madje nënshkroi kontratë me Veronan, por vetëm disa ditë më vonë prishi kontratën, për të kërkuar një skuadër tjetër. Por, ai tashmë për herë të tretë e ka konfirmuar se është pensionuar nga futbolli.
“Me futbollin, e kam përfunduar, e kam përfunduar”, tha Cassano në Genoa Boat Show. Cassan gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat e mëdha si Roma, Real Madrid, Inter, Milan e Sampdoria.