Iker Casillas e ka ‘goditur’ keq Jose Mourinhon, pas humbjes në fundjavë që e pësoi skuadra e këtij të fundit. United u mposht 3 me 1 nga Liverpooli, në ndeshje ku shqiptari Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola, përcjell Insporti. Tensionet mes Casillas e Mourinhos duket se ende vazhdojnë, me portierin spanjoll që është përkujdesur për ‘provokimin’ e radhës. Portieri i Portos ka postuar një status në ‘Twitter’, i cili nga shumë është parë si një sulm në drejtim të teknikut portugez.
Mourinho i është kundërpërgjigjur deklaratave të Casillasit që ky i fundit i bëri gjatë një interviste me gazetarin Jorge Valdano, ku kishte thënë se po të kthehej në kohë, do t’i bënte gjërat ndryshe.“Kjo intervistë duket se është e dikujt që është në përfundim të karrierës. Por, sa për personin tim, kur thotë se nuk më ka përballur kurrë, kjo nuk korrespondon me të vërtetën. Më ka përballur dhe e ka bërë gjithmonë në mënyrën në të cilën nuk ka asnjë që ta bëjë më mirë se ai, në fshehtësi”, kishte deklaruar Mourinho për gazetën portugeze Récord.
Pas humbjes së Manchester United ndaj Liverpoolit në derbi, Casillas reagoi me thumbime në drejtim të ish-trajnerit të tij.“Sipas një gazete portugeze, dikush tha se një 37-vjeçar si unë është në fundin e karrierës. Plotësisht pajtohem! Por pyetja ime për këtë gazetë është se në rastin e një trajneri, në cilin moment e kupton ai se koha e tij ka kaluar dhe se nuk është në gjendje të drejtojë një skuadër?”, shkroi Casillas në ‘Twitter’.