Iker Casillas ka treguar se atmosfera nuk ishte e mirë në Real Madrid, prandaj vendosi të largohej. Ish kapiteni i Real Madridit ka treguar se kishte vendosur në janar të vit 2015 të largohej nga Santiago Bernabeu. Ai një gjë të tillë e kishte menduar në vitin 2014 kur e fituan Ligën e Kampionëve, por për arsye të ndryshme, ai tregoi se nga skuadra u largua Diego Lopez. “E dija që në janar ose shkurt të vit 2015 se kishte ardhur fundi im në Real Madrid. Atmosfera nuk ishte më e mirë dhe mendova se vendimi më i mirë ishte për tu larguar”, tha Casillas për Porto Canal. “Mendova se Reali do të më largonte në vitin 2014 pasi fituam Ligën e Kampionëve, por në fund vendosen se ai që duhej të largohej ishte Diego Lopez, por pavarësisht kësaj, atmosfera nuk ishte e mirë”.